Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban

schedule08:44 - 18 Nëntor, 2024

schedule 08:44 - 18 Nëntor, 2024

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza dhe Liban.

Gjatë fjalës së tij përpara samitit të G20, Guterres u shpreh se për Lindjen e Mesme, nuk mund të ketë standarde të dyfishta.

“Për Lindjen e Mesme, besoj se nuk mund të kemi standarde të dyfishta. Ne duhet të zbatojmë të njëjtat parime kudo. Ne duhet të zbatojmë Kartën, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ne kemi nevojë për paqe, por kemi nevojë për paqe në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete . Ne kemi nevojë për paqe që garanton të drejtën e popullit palestinez si të drejtën e popullit izraelit, për të pasur një shtet dhe që të dy shtetet të jetojnë në paqe dhe siguri.

Dhe në të njëjtën kohë, ne duhet të adresojmë krizat e menjëhershme. Duke dënuar, siç i kemi dënuar, sulmet e Hamasit, por duke pranuar se ato nuk justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Pra, na duhet menjëherë, një armëpushim, lirimi i menjëhershëm i pengjeve dhe ndihma efektive humanitare për Gazën”, theksoi ai./abcnews.al