Romani më i ri i Enkel Demit “I rënë nga qielli”, i dhuron çmimin e panairit. Tom Kuka shpallet autori i vitit me librin dedikuar ngjarjeve të rënda të ’97, ku autori përzjen partizanët, nacionalistët, aleatët dhe pushtuesit në këtë roman.
Autori nuk i fsheh emocionet për këtë vlerësim.
Çmimet e panairit janë një moment i rëndësishëm për letërsinë dhe përkthimin. Gjithashtu me çmime u nderuan:
Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.
Vjola Sula mori çmimin për veprën më të mirë studimore.
Anastas Angjeli shpallet fituesi i çmimit për studimin më të mirë të shkencës ekonomike.
Ndërkohë,çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”./abcnews.al