Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”. Nga ky operacion ka rënë në pranga 58-vjeçari Luan Taragjini.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Shtetasi Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu një person.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.