Po hetohet për fshehje pasurie, paraqitet në SPAK deputeti i PD-së Dogjani

schedule13:08 - 15 Nëntor, 2024

schedule 13:08 - 15 Nëntor, 2024

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është hera e tretë që ai paraqitet në SPAK në kuadër të një denoncimi të bërë ndaj tij nga një deputet për fshehje pasurie.

Më herët, Dogjani ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të trajtuar një rast të grabitjes së pronës publike në Tiranë, konkretisht për një pronë ku ai vetë banon.

Ai ka shpjeguar se një ndërtues kishte zaptuar një pronë publike dhe kishte legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme një tokë që ishte planifikuar për një kopsht dhe lulishte.

Ai ka akuzuar se zaptuesi i pronës kishte lidhje familjare me një deputet dhe se ky i fundit kishte bërë kallëzim ndaj tij./abcnews.al