ELBASAN- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është prangosur në qytetin e Elbasanit.
Ai u arrestua në fshatin Papër me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.
Gjykata Themelore e Pejës, më 30 tetor të këtij vitit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Interpol Tirana ka nisur procedurat dhe po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit./abcnews.al