Finalizohet operacioni “Monitorimi”, kundër goditjes së lëndëve narkotike. Të paktën katër persona u arrestuan nga policia.
Bëhet fjalë për – Ilir Dura, Franci Dura, Mehemet Mino, Reshat Bakia.
Nga ky operacionin u sekuestruan 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.
Në automjet u zbulua edhe një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike.
Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/