Dëbora “stolis” Vermoshin/ Rama ndan pamjet: Një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit

schedule08:23 - 15 Nëntor, 2024

schedule 08:23 - 15 Nëntor, 2024

VERMOSH- Ulja e temperaturave ka bërë që vendet e thella malore të “stolisen” me petkun e bardhë të dëborës. Një nga këto perla dimërore është padyshim edhe Vermoshi.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Vermoshi, ndërsa thotë se ky peizazh është një ftesë për të gjithë, që të vizitojnë dhe të prekin nga afër magjitë që të ofrojnë Alpet e Shqipërisë.

Aksesim i bukurive të tilla shton Rama bëhet i mundur dhe falë investimeve të bërea në infrastrukturën rrugore.

“Mirëmëngjesi dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama./abcnews.al