Politikania shqiptare, Holta Meçaj, e cila kandidon në zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna, thotë se mësimi i gjuhës shqipe në shkolla tani është realitet.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Meçaj u shpreh se futja e gjuhës shqipe në këto shkolla është diçka mjaft e rëndësishme për brezin e ri.
“Në këto momente ndihem më shumë shqiptare. Nuk kam fjalë të falenderoj komunitetin shqiptar për mbështetjen në këtë fushatë. Mësimi në gjuhën shqipe është më shumë se një ëndërr, është një realitet. Futja e gjuhës shqipe në këto shkolla, është një hap shumë i rëndësishëm për brezat e rinj, për të ruajtur lidhjet me rrënjët e tyre. Ruajtja e gjuhës është themeli, identiteti ynë i përbashkët”, theksoi ajo./abcnews.al