Izraeli pret që administrata e ardhshme e Trump të mbajë një linjë të ashpër kundër Iranit dhe ambicieve të tij bërthamore, gjë që do të krijojë një mundësi për më shumë marrëveshje paqeje me fqinjët arabë, ka thënë ministri i Energjisë Eli Cohen për agjencinë e lajmeve Reuters.
Cohen deklaroi se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar staf të lartë që “sigurisht mbështesin veprimet e vendosura kundër Iranit”.
“Periudha e administratës së mëparshme të Trump u karakterizua nga një stabilitet më i madh rajonal,” tha ai. “Në fund të presidencës së tij, sanksionet ndaj Iranit ishin afër që ta bënin Iranin të ndryshonte sjelljen e tij për çështjen bërthamore”.
“Pra, ne sigurisht shpresojmë dhe besojmë se politika e administratës Trump do të vazhdojë që, dhe para së gjithash, ne shohim se çështja më qendrore është të veprojmë me vendosmëri kundër Iranit,” shtoi Cohen.