4 të vdekur, mjaft nën rrënoja dhe mbi 320 të lënduar: Bilanc tragjik nga tërmeti

schedule08:05 - 26 Nëntor, 2019

schedule 08:05 - 26 Nëntor, 2019

Deri më tani janë shënuar katër viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Tre prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas gazetarit të Abc News Gjergj Figuri, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!