Emërimet e kryepolicëve në qarqe, Bylykbashi: Shpërblim përpara zgjedhjeve, vendosin njerëz që i binden!

schedule15:32 - 14 Nëntor, 2024

schedule 15:32 - 14 Nëntor, 2024

Në një intervistë në “News Hour”, në ABC News, nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi foli për emërimet e kryepolicëve në qarqe, duke u ndalur edhe tek ngjarjet kriminale në vend.

Ai u shpreh se këto lëvizje përpara zgjedhjeve sipas tij tregon se po bëhen gati për zgjedhjet, duke vënë njerëzit që i binden.

“Ka ardhur një drejtor dhe ka ikur një tjetër. Kur qeveria Berisha kishte pushtetin banda e Durrësit ishte në burg. Edhe PS në pushtet dhe i nxori jashtë. Shpartallimi i asaj bande ka qenë sukses i PD. Durrësi është teli shumë i nxehtë për këtë lidhje mes krimit dhe politikës. Lidhja e Durrësit mes PS është një indikator shumë i nxehtë, është një llambë e ndezur. Ne sot kemi përgjime të SPAK që tregojnë se si bënin gara bandat e Durrësit për të arritur tek firma e Edi Ramës për të arritur listën në pozicionimin e Durrësit. Ne në politikë nuk kemi dalë të bëjmë prokurorin apo gjykatësin. Por nëse këtë peshë do t’ja lëmë vetëm drejtorëve të policisë, nuk zgjidhet gjë”, tha ai, duke shtuar: “Sot ne kemi një situatë të tillë ku kryeministri ka përcaktuar persona specifik që mbajnë marrëdhënien e tij me organizata kriminale. Bashkëveprimi me organizata kriminale në Durrës, me në krye Edi Ramën, është një gjë që kush është qytetar atje e di. Pasi e bëri në Durrës këtë gjë, tani ka shkuar në Shkodër. Çfarë po ndodh tani? Krimi i organizuar po funksionon në të njëjtën situatë”.

/abcnews.al/