“Berisha, nën sindromën e burgut”/ Frrok Çupi: Po e përdor PD për interesat e veta

schedule23:45 - 13 Nëntor, 2024

schedule 23:45 - 13 Nëntor, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha është nën sidromën e burgut.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha po e përdor PD për interesat e veta.

“Është shumë e hapur, ashiqare që Berisha do e përdorë PD për interesat e veta, do e përdorë si mashë mishtore për ta mbrojtur nga burgu. Është në sindromën e tmerrshme të burgut. Për të nuk ka Shqipëri, PD, gjithçka është burgu dhe kjo masë që do e përdorë tani. Kjo është një lojë shumë e padenjë për PD. Kjo parti tani bëhet një masë amorfe, pa tru, që sipas Berishës, do mbrojë Berishën. E njëjta gjë ndodhi me Metën para se të arrestohej, u hodh në sulm maksimal ndaj SPAK. E dinte se i kishte orët e numëruara. U sul në mënyrë të paarsyeshme, luftarake, terroristëve kundër prokurorëve të SPAK. Më të rrezikuarit e ndjejnë tërmetin më shpejt. Iliri kuptoi që tërmeti i burgut ishte afër, të njëjtën gjë po ndjen dhe Berisha”, theksoi ai./abcnews.al