Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.
I pranishëm në Komision është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me diskutime, por edhe me akuza nga ana e deputetëve të PD, pasi akuzojnë se mazhoranca nuk ka për qëllim të bëjë transparencë.
Gjatë fjalës së saj Albana Vokshi, kryetare e Komisionit theksoi se dëshmia e Vilma Nushit është e domosdoshme për hetimin parlamentar.
“Nuk kemi dëshirë për të qëndruar këtu me orë të gjata, por duam që kohën e mbetur ta përdorim me efikasitet dhe t’i mbyllim sa më parë punimet e këtij komisioni”, tha mes të tjera Vokshi.
Ndërsa mori fjalën Edmond Spaho, gjithashtu theksoi se i pranishëm duhet të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
“Dua të them që pa qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama nuk mendoj që duhet të mbyllet Komisioni. Është bërë një vjedhje skandaloze e parave të buxhetit të shtetit”, ka thënë ai.
Pjesë nga diskutimet në Komision;
Plarent Ndreca: Ne nga fillimi i këtij Komisioni kemi thënë se ju e keni të paragjykuar, në 10 fjalë ju 7 i thoni hajdutëri.
Albana Vokshi: SPAK e ka aktiviteti kriminal
Plarent Ndreca: ne kemi punën e Komisionit hetimor. Por tani për çfarë e kemi ngritur kur bazoheni tek ata. Por me gjithë përpjekjen tonë të vazhdueshme e them se nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd, por akuza me baza partiake nuk mund të kenë vend në Parlamentin e Shqipërisë. Jemi këtu për të ndërtuar një proces. Tentativa juaj është intimidim për të ndryshuar qëndrim… Këto diskurse partiake që ne i jemi shmangur dhe kemi thënë ligji Kushtetuta, proces i rregullt gjyqësor, jemi këtu për të ndërtuar këtë proces,. Kjo është detyra jonë. Pra t’i japim mundësinë dëshmitarit të thotë fjalën e tij dhe deputetët të bëjnë pyetjet e tyre.
Albana Vokshi: Kemi kërkua ngritjen e Komisionit jo vetëm për zbardhjen deri në detaje të një prej afera më abuzimeve me kosto shumë të lartë në buxhet, por edhe në shëndetin e qytetarëve. Ne jemi të vendosur. Ky Komision nuk mbyllet pa marrë dëshminë e Edi Ramës, apo të Vilma Nushit.