Djegia e disa matësave të ujit në një pallat në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ka mbushur me tym korridoret e ndërtesës, duke detyruar banorët të dalin jashtë saj.
Mësohet se nga djegia e sahateve nuk ka pasur flakë, por vetëm re të dendura tymi, të cilat u pastruan pas aspirimit të hapësirave të ndërtesës. Shkak i djegies së sahateve dyshohet të jetë vendosja e tubove të ngrohjes në hapësirën që shërben për aspirimin e ndërtesës.
“Pamë tym fillimisht në korridor. Më pas hapëm dyert e ujësjellësit, ku janë tubat e ujit, kishte zjarr në tubat e shkarkimit të ujërave. U lajmërua zjarrfikësja, erdhi. Tani është mbytur tërë pallati nga uji se janë çarë tubat, kanë ndërprerë ujin dhe kemi mbetur të tërë jashtë. Nga kati i 4 e lart nuk hyjmë dot.”, tha një banor.
Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërprerë furnizimin me ujë të banorëve të pallatit./abcnews.al


