“Financial Times”: Trump është i interesuar për dy pikat e Planit të Fitores të Zelenskyt

schedule12:42 - 12 Nëntor, 2024

schedule 12:42 - 12 Nëntor, 2024

Financial Times shkruan se presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka shprehur interesim në dy pikat e Planit të Fitores së presidentit ukrainas gjatë takimit të tyre që patën më 24 shtator.

Sipas FT, zyrtarët ukrainas dhe ata evropianë thanë se aleatët e Ukrainës në Evropë dhe SHBA – përfshirë politikanët me ndikim në radhët e Republikanëve – i kanë dhënë këshilla presidentit ukrainas lidhur me formulimin më të mirë të propozimit që do të nxiste një bashkëpunim më të ngushtë mes SHBA-së dhe Kievit, transmeton Telegrafi.

Sipas njerëzve të përfshirë në zhvillimin e planit të fitores së Ukrainës, plani synonte veçanërisht Trumpin dhe dy nga idetë e sugjeruara nga aleatët e Ukrainës u përfshinë në të. Këto propozime iu paraqitën më vonë Trump kur Zelensky u takua me të në Nju Jork në shtator.

Tjetri – i zhvilluar fillimisht nga senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i Trump, sipas njerëzve të përfshirë në hartimin e Planit të Fitores – propozoi ndarjen e burimeve natyrore kritike të Ukrainës me partnerët perëndimorë. Trump ishte i “interesuar” në këto dy pika, sipas një personi që ishte pjesë e takimit mes dy liderëve.