Para se ish-Ministri i Shëndetësisë, të pyetet nga deputetët e Hetimorit lidhur me çështjen e “Sterilizimit” një debat është krijuar mes kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Vokshi ka deklaruar se Beqaj nuk është mbi ligjin dhe se Ndreca nuk duhte të ishte i pranishëm në komision, pas ka konflikt interesi.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Keni avokatin këtu. Nëse ju do të kishit një lloj integriteti duhet të ishit larguar këtu tani. Beqaj nu këtu nuk është mbi ligjin. Ju keni konflikt interesi.
Ndreca: Është një mungesë etike, zonjë.
Vokshi: E ka kërkuar dhe zv kryeministri Arben Ahmetaj për komisionin për inceneratorët.
Ndreca: Nuk e di këtë
Vokshi: Ja po e them unë. Nuk po flas në emrin tënd tani, por po flas në emër të komisionit.
Ndreca: Je gjithë kohën duke ndërhyrë zonjë.
Vokshi: Zoti Ndreca ato prezantime bashkë me avokatin shkoni i bëni te gjykata, ai nuk është as i pandehur. Ju të dashuruarit pas Kushtetutës së Shqipërisë, duhet të shkoni t’i zbatoni këto vendime./abcnews.al