Beqja, me pranga në Kuvend/ Ish ministri i Shëndetësisë pyetet nga deputetët e Hetimorit

schedule12:11 - 12 Nëntor, 2024

schedule 12:11 - 12 Nëntor, 2024

Pas fillimit të korrikut, kur u vendos nën “arrest me burg”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli nga qelia për në Kuvend.

Edhe ai si të tjerët që janë nën hetim nga SPAK, erdhi në Kuvend me pranga në duar, por të mbuluara.

Por debatet e vazhdueshme në Komisionin parlamentar që heton dy koncensionet, të Sterilizimit dhe Check-upt, zgjati shumë orë.

Dy palët në Komision për mbi 5 orë u përplasën disa herë, pa hyrë ende në thelbin e cështjes, pyetjet në funksion të hetitmi parlmentar.

Të fundit e nxiti vet Beqaj që kërkoi të mbajë deklaratë me ilustrime e shpjegime që datonin që prej vitit 2009 e në vijim.

“Për të patur mundësinë e një deklarate të kontekstualizuar me ngjarje të së kaluarës, fillojnë me herët këto ngjarje në tetor 2009 ku një anëtar këtu ishte ministër dhe e bleu centralin dhe tre vjet e la në qese.”, tha Beqja.

“Bëj deklaratë, videot para gjykatës.”, u shpreh Vokshi.

Mazhoranca mbështeti kërkesën e Beqajt, me kërkesën që të hidhej në votim, në kushtet kur socialistët kanë shumicën. Kryetarja demokrate, Albana Vokshi nuk e përmbushi këtë kërkesë.

“Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar si hajdut. Jam për t’u përgjigjur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Kam lexuar se ligji më jep të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Jam konsultuar me avokatin. Deklaratën dua ta ilustroj me mjete audiovizive.”, tha Beqja.

Për hetimin, opozita kërkon në shtyrje të 3-të për komisionin, ndërkohë Komisionit hetimor për koncensionin e sterilizimin dhe check up, i përfundon afati këtë të enjte. Ilir Beqaj ishte planifikuar dëshmitari i fundit ndërsa para tij në Komision ka qenë ish-zv.ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të dy të vendosur nën arrest në gusht të 2023.

 

/abcnews.al