Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, aty ku ka komentuar për futbollin shqiptar dhe ndeshjet e kësaj jave në Superiore. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh:
PARTIZANI – “Partizani është në vend të parë, pritej shkëputja nga të tjerët. Të gjithë specialistët e presin Partizanin të ecin më mirë se skuadrat e tjera, për shkak të cilësive dhe roleve të dubluara. Nuk është në formën më të mirë, konkurrenca ka bërë të veten, sot mori një tre pikësh që e ka për shkëputje. Ka gjashtë pikë me vendin e dytë, tjerët vijnë nga mbrapa. Nuk janë të mjaftueshme, ka ca sfida të vështira. E rëndësishme është se rritet morali tek ekipi, që është shumë i rëndësishëm”.
PARTIZANI-LAÇI – “Kemi ndarë dy skuadra, Flamurtari dhe Luftëtari, që do i diskutojmë. Të gjitha skuadrat e tjera, i kanë mundësitë. E rëndësishme për Partizanin është se ka një skuadër me diferencë të mëdha, por mos prisni që të bëjë diferenca edhe për pak kohë. Nëse shkëputet edhe më shumë, mund ta tregojë në fushë dominancën. Ne e kemi thënë se Partizani do të ecë këtë sezon. Trajneri ka gjithë ato mundësi zgjedhje, por në lojë nuk mund të bëjë gjithmonë diferencën. Sot, përballë Laçin, arriti të qarkullojë topin. Laçi nuk ka qenë ndonjëherë në inferioret në qarkullim topi. Xhixha humbi një rast të pastër dhe Hoxha ishte me fat. Në pjesën e dytë, Laçi nuk arriti të reagojë dhe të krijojë raste. Fuqia e Partizanit nuk e lejoi”, tha Starova./abcnews.al