Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi ky tashmë është një moment i mirë për vendin, duke shtuar se të gjithë janë angazhuar për avancimin me negociatat.
“Ky është një moment i mirë për administratën publike shqiptare, në nivele qendror apo vendor. Falënderoj të gjithë për punën intensive që kanë bërë. I gjithë shteti shqiptar është angazhuar dhe është në këmbë për të avancuar me negociatat. Ka një projekt të qartë për të fuqizuar misionin e republikës së Shqipërisë në Bruksel. Ditët që vijnë do të shpallen thirrje për të gjithë profesionistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, për t’u bashkuar”, tha ajo.
/abcnews.al/