Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave ku më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke sjellë reshje shiu; herë pas here në formë rrebeshi, parashikohet që pa reshje të mbeten zonat bregdetare.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga territori Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Tiranë dhe Vlorë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.