Gazetarja Anduena Llabani thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar vetë hetimin e masakrës së Dobraçit, ku mbetën 4 viktima.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se ka pasur presion në Prokurorinë e Shkodrës, për të mos e zbardhur ngjarjen.
Ndërsa gazetari Trashgim Sokolaj, e konsideroi taktikë institucionale, pasi SPAK ka nën hetim disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në Shkodër.
Anduena Llabani: Në veprimet e para që janë bërë nga Prokuroria e Shkodrës,a ty kanë filluar të lëviznin njerëzit, njerëzit e interesuar që kjo ngjarje të mos zbulohet, që dëshmitarë të mos ketë. Ka qenë në pamundësi Prokuroria e Shkodrës për hetim thelbësor dhe të mprehtë të ngjarjes. Presioni ka shkuar, është shumë i madh. SPAK e ka kërkuar vetë, ka kërkuar dosjen për ta hetuar. Ka edhe një arsye tjetër. Kemi parë dinamikën e ngjarjes, por ka edhe pista hetimi. Pista nuk është vetëm një, që një makinë është goditur nga 300 metra, por kemi edhe një version tjetër. Personi për të cilin flasim, është në këtë video, mendohet se ka qenë ky personi i atentatit. Ka dyshime se grupi që ka kryer këtë atentat, kanë qenë më shumë se dy vrasës me pagesë. Kjo është arsyeja se SPAK po heton se kush e nxori në pritë.
Trashgim Sokolaj: Dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal. E para, është taktikë insitucionale, Prokuroria e Shkodrës nuk kishte kapacitet për ta hetuar. SPAK i ka nën hetim disa prej anëtarëve të këtyre grupeve.
Dritan Laci: Padyshim që ka prapavijë politike. Krimi dhe politika i kanë shërbyer njëra-tjetrës. Janë edhe të majtë, edhe të djathtë. Unë po flas për një panoramë të shtrirë në kohë. Nuk është thjesht kjo ngjarje. Është personi i tretë, nga ka dalë ky person? Nuk e dimë. Ai më shumë dukej i tronditur sesa i prekur nga plumbat.
Laert Vasili: Pse gjithë ky gjak? Në Shqipëri, në vitin 1997 lufta civile nuk ndodhi, arriti në buzë të greminës, por nuk ndodhi, u tërhoqën. Këtu, hesapet nuk janë larë me njëri-tjetrin. Nuk është bërë larja e hesapeve. Është keq, do vazhdojë të rrjedhë gjaku i shqiptarit në Shqipëri dhe kudo në botë./abcnews.al