Vuajmë, por nuk tregojmë/ Depresioni, studimi: Të prekur 6.2 përqind e shqiptarëve

schedule15:49 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:49 - 11 Nëntor, 2024

Depresioni mund të prekë këdo, por jo kushdo flet për të. Turpi dhe paragjykimi step shumë prej  të prekurve  madje dhe të kërkojnë ndihmë.

Sipas një studimi të fundit  në Shqipëri në 1 mijë persona 62  janë   diagnostikuar me depresion dhe afro gjysma e tyre mendojnë se mund ta zgjidhin vetë problemin. Stigma  shpesh  shkon përtej përsonit të prekur.

Rreth 74%  e problemeve të shëndetit mendor  shfaqen deri në 24 vjeç.  Depresioni sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është një prej problemeve që shkakton më shumë paaftësi ndërkohë që mund të kurohet.

Që problemi  të mos kalohet në heshtje,  por  të kapet  herët dhe të trajtohet mjekë, psikologë, farmacistë, mësues e përfaqësues të klerit janë bashkuar në aleancën kundër depresionit në Tiranë.