SHKODËR- Dosja e Masakres së Dobracit në Shkodër, ku humbën jetën Arlind bushati, Hamza Lici dhe cifti I bashkëshortëve Basha, pritet të merret në duart e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas burimeve, Prokuroria e Shkodres e cila ka shpallur moskompetencë, ka dyshime se kjo ngjarje është kryer nga një grup kriminal, vepër e cila është kompetencë e SPAK-ut.
Sapo dosja të vlerwsohet nga SPAK, ajo do te administrohet në protokoll dhe me pas hidhet shorti, prej nga ku do të caktohet grupi hetimor I posaçëm për nisjen e hetimeve të thelluara.
Objektiv I atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.
Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit I shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga atentati, 23 vjeçari Hamza Lici I cili ishte në drejtimin e makinës tip Benz, humbi kontrollin dhe përplasi ciftin e bashkëshortëve Basha.
Një makinë tip Range Rover u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës pak minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.
Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Lici dhe Bushati u gjetën tre pistoleta.
Deri më tani policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbulojë se makina tip Range Rover e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.
Atentari risolli edhe njëherë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici.
Policia e Shkodrës shoqëroi pas ngjarjes disa persona, mes të cilëve edhe anëtarë të fisit Bajri, por ende asnjë e dhënë konkrete mbi autorët, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë./abcnews.al