Xhixha “fal” Partizanin, Asani vendos në pjesën e parë

schedule19:05 - 25 Nëntor, 2019

schedule 19:05 - 25 Nëntor, 2019

Është mbyllur pjesa e parë mes Partizanit dhe Laçit, sfidë e vlefshme për javën e 13-të dhe që po luhet në “Elbasan Arena”. Lerda dhe Cungu surprizuan me formacionet e tyre, pasi te Laçi debutoi i riu Trokthi, ndërsa te Partizani, Mala u dërgua në tribunë.

Partizani luajti më mirë në këtë pjesë të parë, duke e dominuar ekipin e Laçit. Kurbinasit u mbrojtën me forca të shumta dhe i lanë shumë hapësira “Demave”, që në minutën e 26-të, arriti t’i shfrytëzojë. Gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Asani shënoi për kryesuesit.

Numri 10 i kampionëve të Shqipërisë shënoi shumë bukur me të majtën, duke kaluar “Demat” në avantazh. Në minutën e 40′, Lacci pati mundësinë ideale për të barazuar, por Xhixha i shokon të gjithë, duke humbur një rast të artë nga një distancë shumë e afërt./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13
E hënë, 25 nëntor 2019, ora 18:00

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

PARTIZANI – LAÇI   1-0
Asani 26′

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Telushi, Cordeiro, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: F. Lerda

Laçi: Stajila, Trokthi, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: A. Cungu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!