Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë. Shtetasi 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, si dhe pasagjerët, 32 dhe 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit
/abcnews.al/