Dy tërmete të forta goditën sot brigjet jugore të Kubës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth një orë pas tërmetit të parë me magnitudë 5.9, i cili u ndje në provincat e vendit.
Lëkundjet janë ndjerë kudo në Kubë, por pa shkaktuar viktima, sipas autoriteteve lokale.
Kuba sapo është rikuperuar nga cikloni Rafael, i cili goditi pjesën perëndimore të ishullit dhe shkaktoi një ndërprerje që zgjati gati dy ditë.
/abcnews.al/