Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nisin shirat e vjeshtës/ Balluku: Emergjencat dhe vendoret të përgatiten

schedule12:22 - 9 Nëntor, 2024

schedule 12:22 - 9 Nëntor, 2024

Nisja e reshjeve të shiut kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të përballuar emergjencat.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha mblodhën në Fier, në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të vendit. Me afrimin e dimrit sipas zv.kryeministres është e rëndësishme një koordinim më i mirë për menaxhimin e çdo situate si pasojë e motit të keq.

“Javët në vazhdim do të kemi edhe fillimin e reshjeve nga të gjitha informacionet që kemi nga meteorologët e Aviacionit Civil, kështu që do të duhet një angazhim i të gjitha strukturave. Presim nga ju rifreskim të planit të punës për përballimin e emergjencave civile, të cilat sigurisht do të mblidhen në ministrinë e Brendshme, dhe jemi të gatshëm që gjithçka ju adresuat, të mundohemi ta zgjidhim sa më parë”, tha Balluku.



Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në çdo qark, në kuadër të emergjencave civile.

“Nevojitet pa humbur kohë riorganizimi i komisionit të Mbrojtjes Civile në qark për një bashkëpunim dhe koordinim të mirë ndërmjet strukturave. Përditësimi i planit të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura si në aspektin e ndryshimit të strukturave që veprojnë në qark ashtu edhe në aspektin e risqeve të shtuara. Përditësimi i kontakteve dhe rritjes së komunikimit për të bërë lajmërimin e hershëm funksional, sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror.”, tha Hoxha.

Nga ana e tyre prefektët prezantuan një raport mbi situatën në secilin prej qarqeve dhe problematikat me të cilat po përballen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!