NBA, rikthimi i “Bucks”/ Lillard dhe Antetokounmpo nxjerrin Milwaukee nga kriza, “yjet” shënojnë 65 pikë në fitoren ndaj Utah

schedule16:56 - 8 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 8 Nëntor, 2024

Kampionët duken në momentet e vështira dhe këtë kanë bërë Janis Atentokoumpo e Damien Lilard, që kanë nxjerrë nga kriza Miluakin pas një nisje katastrofë në këtë sezon të NBA.

Yjet e Baks ndihmuan skuadrën të kthehet në shinat e suksesit, duke shënuar bashkë 65 pikë në fitoren 123-100 kundër Jutah.

Lilard realizoi 34 pikë dhe dha 7 asist, ndërsa basketbollisti grek mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 31 pikë dhe 16 ribaund, duke qenë i pakapshëm poshtë koshave.

Për Miluokin kjo ishte fitorja e dytë në këtë sezon të NBA, ku ka marrë edhe gjashtë humbje.

Një fitore të rëndësishme në transfertë siguroi Minnesota.

“T-Ullfs” triumfuan 119-135 në fushën e Çikago Bulls.

Rezultati duket I thellë, por nuk tregon realitetin e ndeshjes, që deri në fundin e periodës së tretë kryesohej nga të zotët e shtëpisë.

Vetëm në fund, Minesota arriti të përmbysë rezultatin dhe të vulosë suksesin.

Meritë për këtë kishte edhe një herë Entoni Eduards, që vazhdon të tregojë veten në formatin MVP.

Ai shënoi 33 pikë, kapi 8 topa në tabelë dhe dha 6 asist për shokët e skuadrës.

Në sfidën tjetër, San Antonio nuk zhgënjeu në fushën e tij, duke kaluar Portlend me rezultatin 118-105.

Për “Spërs”, diferencën e bëri loja e skuadrës, pasi 8 lojtarë e mbyllën ndeshjen me shifra dopjo në tabelën e realizuesëve. /abcnews.al