E donte shumë dhe prandaj e priti gjatë. Por transferimi i Kilian Mbape te Real Madrid nuk po shkon aspak siç e kishte ëndërruar vetë futbollisti, klubi “los blancos” dhe tifozët e tij.
Sulmuesi francez është larg pritshmërive dhe shpesh herë në qendër të kritikave për paraqitjet në fushë dhe jashtë saj.
Ato u bënë më të ashpra pas humbjes së fundit në Champions kundër Milan, ku sipas emrave me influencë të futbollit, mes tyre edhe një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj si Thierry Hanry, I dhanë Mbape rolin më të rëndësishëm në dështimin e Real Madrid.
Që nga debutimi me kampionët e Europës, Mbape ka shënuar 7 gola mes La Liga dhe Champions.
Shumë pak për atë që pritej të ngrinte në një tjetër nivel një sulm që ishte I frikshëm si ai i skuadrës madrilene.
Jo vetëm kaq.
Për surprizë të gjithë opinionit sportive, Kilian Mbape ka humbur edhe peshën e tij në kombëtaren e Francës.
Pasi mungoi në sfidat e tetorit për shkak dëmtimi, por gjithsesi mes shumë polemikash, sulmuesi është lënë jashtë grumbullimit të “Gjelave” për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Trajneri francez Didier Deshamps, mori përsipër këtë zgjedhje, madje duke u përpjekur të shfaqësonte futbollistin, duke thënë se ai ishte i gatshëm.
Por fjalët e teknikut nuk kanë bindur mediat franceze, ndërsa i kanë dhënë të tjera doza në bindjen e tyre të gjithë kritikëve të Kilian Mbape. /abcnews.al