Jonathan Powell emërohet si këshilltari i ri i sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar

schedule14:36 - 8 Nëntor, 2024

schedule 14:36 - 8 Nëntor, 2024

Jonathan Powell, ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Tony Blair dhe një negociator kyç në procesin e paqes në Irlandën e Veriut, u emërua si këshilltari i ri i qeverisë britanike për sigurinë kombëtare.

Powell, i cili gjithashtu shërbeu 10 vjet si diplomat në Zyrën e Jashtme Britanike, ishte një nga arkitektët e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, e cila kryesisht i dha fund tre dekadave të dhunës që kishte tronditur Irlandën e Veriut që nga fundi i viteve 1960.

 “Me përvojën e ndihmës për të negociuar Marrëveshjen e Belfast-it (të Premten e Mirë) dhe duke punuar në disa nga konfliktet më komplekse në botë, ai është i kualifikuar për të këshilluar qeverinë mbi sfidat e ardhshme dhe për t’u angazhuar me kolegët në mbarë botën për të mbrojtur dhe avancuar interesat britanike”, tha kryeministri britanik Keir Starmer në një deklaratë.

Powell aktualisht drejton Inter Mediajt, një organizatë bamirëse që punon për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ai pason Tim Barrow si këshilltar për sigurinë kombëtare, i cili ka mbajtur këtë post që nga shtatori 2022./abcnews.al