Prokuroria e Korçës ka bërë administrimin e të gjitha provave të grumbulluara deri në këtë fazë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sheqeras, ku një 14 vjeçare dyshohet se është abuzuar nga 44 vjeçari Edison Sheme.
Janë marrë nga ana e OPGJ-së dëshmitë e familjarëve, janë administruar në dosje letrat që autori ia dërgonte minorenes. Po kështu serveri kamerave të sigurisë së magazinës është dërguar te një specialist i IT.
Burime konfidenciale, thonë se organi i akuzës përveç familjarëve, ka edhe dëshmi të tjera të cilët kanë dijeni të këtij abuzimi./abcnews.al