United gjen “zgjidhjen” për krizën e rezultateve, “Djajtë” gati milionat për sulmuesin francez

schedule18:56 - 6 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 6 Nëntor, 2024

Mesa duket 213 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e verës nuk kanë mjaftuar.

Pavarësisht se afruan një sulmues tejet cilësor si Joshua Zirkzee për shifrën e 42.5 milionë eurove, “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin sërish para në janar, për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, “gjigantët” e Premier League janë vënë pas sulmuesit francez Randal Kolo Muani, me klubin që beson se transferimi i francezit, mund t’i japë fund kësaj krize që ka kapluar Manchester United këtë sezon.

Më tej në raportimeve e tabloideve britanike shkruhej se “Djajtë” kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, që deri më tani thuhet të kapë shifrën e 70 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se pas tetë javëve të para të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag pozicionohet në vendin e 14-të, ndërsa në Europa League, deri më tani siguruar vetëm dy barazime, 1-1 ndaj holandezëve të Twente dhe 3-3 ndaj “Dragonjve” të Porto. /i.m /abcnews.al