Izolohen banorët e rrugës “Bajo Topulli”, moti i keq shemb tokën

schedule14:24 - 25 Nëntor, 2019

schedule 14:24 - 25 Nëntor, 2019

Izolohen banorët e rrugës Bajo Topulli në Gjirokastër. Moti me shi ka shembur këtë rrugë dhe ata kanë treguar se zhurma ishte aq e madhe sa dhe toka lëvizi. Ndërsa ju kërkojnë institucioneve të kryejnë punime të plota në këtë rrugë jo vetëm të përkohëshme.

Banorët e rrugës Bajo Topulli në Gjirokastër janë izoluar. Moti i keq ka dëmtuar këtë rrugë. Një pjesë e saj është shembur. Banorët tregojnë se në momentin kur kanë nisur shirat është dëgjuar një zhurmë dhe toka ka lëvizur. Menjëherë ata kanë dalë jashtë të alarmuar dhe kanë konstatuar shembjen e rrugës.

Kreu i shërbimeve publike në Bashkinë e Gjirokastrës Ylli Muho sqaron se kanë nisur ndërhyrjet, por kërkon dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera që kjo rrugë që ndodhet në një zonë të mbrojtur të Gjirokastrës të riparohet plotësisht.

Banorët për momentin nuk lëvizin dot në anën tjetër të rrugës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!