Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, parlamenti i maqedonisë miratoi projektligjin për gjuhën shqipe. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare votoi pro procesit të votimit në 15 nëntor të vitit të kaluar.
Një ligj që nga partia opozitare VMRO-DPMNE e cilësoi si anti-kushtetues, duke bojkotuar madje dhe seancën ku u votua për këtë ligj. Opinioni publik në Maqedoni ka qenë i ngarkuar me polemika mbi këtë temë duke pasur parasysh dhe propagandën se cdo gjë bëhet për të fituar pikë politike. Ligji u votua nga partitë shqiptare dhe LSDM.
Herën e fundit seanca parlamentare për votimin e projekligjit për përdorimin e gjuhëve u anulua për shkak të mungesës së kuorumit
Ndërkaq nuk kanë vonuar dhe reagimet e para ku në një postim në profilin e tij në Tuiter Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi miratimin e këtij ligjoi si një arritje historike; por dhe një vendim që do të forcojë më shumë demokracinë në Maqedoni./abcnews.al