Anija Libra e Marinës italiane ka nisur udhëtimin e saj të radhës drejt portit të Shëngjinit për të transportuar emigrantët drejt qendrës pritëse të Gjadrit.
Për shkak të kushteve jo të mira të detit, anija me tetë emigeantë në bord pritet të mbërrijë të premten në Portin e Shëngjinit.
Bëhet e ditur se fillimisht është dashur që të ndahen kategoritë vulnerabël që kanë zbarkuar në kampin e ngritur në Lampeduza, ndërsa grupi tjetër është hipur në anije me destinacion Shëngjinin.
Nuk duhet shtetësia e emigrantëve ndërsa në Shëngjin dhe Gjadër janë bërë gati për operacionin e radhës./abcnews.al