Sarah McBride senatore e shtetit Delware është personi i parë transgjinor i zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
“Faleminderit, Delaware! Për shkak të votave dhe vlerave tuaja, unë jam krenare që jam anëtari juaj i ardhshëm i Kongresit,” shkroi McBride në X.
“Delaware ka dërguar mesazhin me zë të lartë dhe të qartë se ne duhet të jemi një vend që mbron lirinë riprodhuese, që garanton leje me pagesë dhe kujdes të përballueshëm për fëmijët për të gjitha familjet tona, që siguron që strehimi dhe kujdesi shëndetësor të jenë të disponueshme për të gjithë dhe se kjo është një demokraci që është mjaft e madhe për të gjithë ne.”