Gazetari Denion Ndrenika thotë se pritet një fitore e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në maratonën zgjedhore në ABC News, Ndrenika u shpreh se si nga republikanët, ashtu dhe nga demokratët, nuk ka pasur promovim të figurave të reja.
“Pritet një fitore e republikanëve, kjo ka qenë në përgjithësi. Kamala Harris ishte emergjencë. Në 8 vitet e Obamës president, nuk kërkuan që ata që fituan si guvernator, të ishin kandidat për president. Ato u mbështetën në përvojën e Biden. Demokratët nuk krijuan një lider. Por edhe te republikanët nuk kemi figura të shquara. Demokratët vcuajnë më shumë, sepse në kohën e Obamës nuk promovuan figura të reja. Pjesa rurale është plotësisht me Donald Trump, ndërsa demokratët në qytete. Mungesa e kandidatëve ka nga të dyja krahët”, theksoi ai./abcnews.al