“Shqiptarët në përgjithësi kudo që jetojnë në SHBA, jam me bindje se kanë votuar Trump, e kanë votuar jo vetëm si republikan por edhe si figurë.”- këtë bindje ndan me ABC Neës, sipërmarrësi shqiptar në Neë York, Vatan Cana, dhe për këtë e ka dy arsye: Trump ende mban vlerat familjare, shoqërore, besoj janë dy arsyet që shqiptarët kanë votuar për Trump.
Nëse sheh elektoratin e votës, ne Neë York është i kuq. Unë posedoj një lokal këtu, është 100 % liberal, ama cdo person që ka hyrë në lokal, dhe ka vënë re energjinë tonë dhe e kanë vënë re se jemi pak republikan, afroheshin duke na thënë edhe ne do votojmë Trump.
Unë besoj në vlerat familjare e shoqërore, në anën e liberalëve sheh një kaos total. Është një farë lloj ligji që ne si shqiptarë nuk mund ta pranojmë, partia demokratike duket se ka dalë jashtë shinave.” u shpreh Cana/ abcnews.al