Barazimi mund të thuhet se ishte rezultati më i drejtë.
Lille e Juventus janë ndeshur për herë të parë në histori me njëra-tjetrën, me “Zonjën e Vjetër” që ka arritur të sigurojë barazimin 1-1, në “Stade Pierre-Mauroy”, ndaj skuadrës së Edon Zhegrovës, në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-të të fazës ligë së UEFA Champions League.
“Ylli” kosovar ishte pikërisht edhe ideatori i golit të vendasve, me Zhegrovën që lëshon një pasim perfekt drejt kanadezit Jonathan David, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Di Gregorio, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 27’-të, megjithatë në minutën e 60’-të, Juventus fitoi një 11-metërsh falë portugezit Francisco Conceicao dhe nga pika e 11-metërshit, “bomberi” serb Dusan Vlahovic nuk gaboi duke mbyllur kështu sfidën në barazim.
Falë këtij rezultati, skuadra e Juventus është ngjitur në vendin e 10-të me 7 pikë, po aq pikë sa francezët e Lille, të cilët ndodhen në vendin e 12-të për shkak të golavarazhit. /i.m /abcnews.al