Harris-Trump, masat e premtuara ekonomike/ Civici: Duken larg në pikëpamje, por të dy i adresohen lehtësimit së taksave

schedule14:41 - 5 Nëntor, 2024

schedule 14:41 - 5 Nëntor, 2024

Kamala Harris dhe Donald Trump, të cilët garojnë për të drejtuar Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme, kanë paraqitur vizione të ndryshme sa i takon masave ekonomike që do të ndërmarrin.

Eksperti për ekonominë, Enio Civici thotë se në pikëpamje duket sikur janë larg me premtimet e tyre, Harris dhe Trump i drejtohen të dy konsumatorit për të ulur barrën e taksueshme.

Ai shtoi se “lufta” për të cilën bien dakord është ajo ndaj inflacionit, por asnjëri prej tyre nuk kanë shpjeguar se si do ta arrijnë këtë gjë.

“Harris fokusohet më shumë te punonjësit, te ata që fitojnë më pak se 25 mijë dollarë në vit, te ata që blejnë për herë të parë një shtëpi, shtresë që i duhet të luftojë çdo muaj për të ardhurat ndërkohë ish presidenti Trump, i drejtohet uljes së taksave, që prek sipërmarrjet dhe ata që fitojnë më shumë. Të dy i drejtohen lehtësimit të taksave, Harris prek shtresën me të ardhura të ulëta ndërsa Trump atë të lartë. Lufta që për të dy bien dakord është ajo për inflacionin. Të dy palët s’e kanë thënë mënyrën se si.

Pjesë tjetër që përplasen politikisht është çështja për tarifat për produktet. Ndërkohë që Harris favorizon marrëdhëniet, Trump ka treguar edhe në mandatin e parë që nuk mori pjesë në marrëveshjen e klimës së Parisit. Njësoj mendon edhe për produktet që sot eksportohen në Amerikë. Ka parashikuar 10 për qind në të gjithë botën, deri në 60 % për Kinën. Në 10 % jemi edhe ne. Tarifë që vendoset në Kongres. Ne aktualisht eksportojmë mbi 90 për qind vetëm produkte bujqësore, si verë, bimë medicinale etj. Kjo nuk është medoemos një gjë e keqe prandaj ka një përplasje me BE sepse cenojnë marrëveshjet ndërkombëtare. A do të arrihet të zhbëhet me këto tarifa? Mbetet për t’u parë. Ndërsa Harris mban politikën e Biden për fuqizimin edhe më shumë të marrëveshjeve ekzistuese.“, u shpreh ai.

Një qasje të ndryshme është ajo e abortit.

“Pika më e madhe lidhet dhe me ekonominë është edhe aborti, ndër industritë mjekësore më të rëndësishme në të gjithë botën. Nga njëra anë, Harris pranon situatën aktuale në çdo shtet vendos vetë ndërsa Trump flet në të ardhmen për në vendim federal që e ndalon”, u shpreh eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!