Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se 14,898 policë dhe ushtarë janë vendosur në zonat e prekura nga përmbytjet.
Ai tha në konferencën për shtyp pas Këshillit të Ministrave se forcat e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur dhe se një numër i madh shtëpish janë shkatërruar.
Sanchez deklaroi gjithashtu se qeveria spanjolle ka ndarë 838 milionë euro për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet.
Sipas të dhënave të fundit, 217 persona kanë humbur jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Spanjën juglindore javën e kaluar, ndër të cilat më së shumti pësoi rajoni i Valencias./abcnews.al