Në Shqipëri këto raste i njohim, por nuk kanë ndodhur vetëm tek ne. Mashtrimet me moshën dhe emrin e futbollistëve kanë qenë të shpeshta në Afrikë, Azi e në Ballkan, ndërsa mediat spanjolle I bëjnë jehonë një rasti të fundit.
E përditshmja “Marka” shkruan se Barcelona do të ketë përballë këtë të mërkurë një lojtari tipik të kësaj kategorie.
Ky është Silas Katompa Mvumpa, shkurt Silas. Sulmuesi 26-vjeçar është ndër më të mirët te kampionia e Serbisë, Crvena Zvezda, ku mbërriti dy muaj e ca më parë, I transferuar nga Gjermania.
Silas ishte lojtar I Shtutgartit në Bundesligën gjermane, por u dënua mëe 3 muaj pezullim dhe me 30 000 euro gjobë.
Kjo, sepse ai kishte ndërruar emrin dhe vitin e lindjes, nga 1998 në 1999. Kjo ndodhi tre vjet më parë, dhe sulmuesi vazhdoi të luante te Shtutgarti derisa u huazua tek Zvezda, ku po luan shumë mirë.
Silas ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje të Superligës serbe, si dhe ka shërbyer një asist. Barcelona do të luajë në Beograd këtë të mërkurë në orën 21:00, ndërsa ndodhet në formë të madhe, pas fitoreve ndaj Bajernit në Champions, si dhe kundër Realit dhe Espanjolit në kampionat./abcnews.al