Laert Haxhiu ankimon dënimin/ “Masakra e Lushnjes”, autori: Më hiqni burgun e përjetshëm

schedule11:28 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:28 - 5 Nëntor, 2024

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu, për çeljen e rishqyrtimit gjyqësor. Haxhiu është dënuar nga shkalla e parë për vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve ngjarje e ndodhur në shtator të 2017-së në qytetin e Lushnjës.  Ndërsa në seancën së martës, ai lëshoi akuza në drejtim të SPAK me argumentin se po dënohet pa drejtësisht dhe pa asnjë provë. Nëpërmjet avokatit Detar Hysi, Haxhiu kërkonte një ekspertizë të pamjeve filmike të një karburanti ku SPAK thotë se ai bashkë me të dënuarin tjetër përjetësisht, Orgest Bilbili shfaqen ditën e atentatit.

“Po dënohem pa të drejte dhe pa fakte. Pse nuk e bëjne ekspertizën? Doloreza nuk duhet të jetë fare ne gjyqin tim.”

Nga ana tjetër drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që bashkë me prokuroren tjetër Doloreza Musabelli kanë ndjekur hetimet për këtë dosje I thanë gjykatës se pamjet filmike nuk janë prova e vetme por ato janë harmonizuar edhe me dëshmitarë që janë thirrur në procesin që u mbajt në shkallën e parë. Seanca e radhës u shty për më datën 13 nëntor. Laert Haxhiu është dënuar më burg përjetë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut e Bujar Turkut. Me burg përjetë janë dënuar më herët me vendim të formës së prerë dhe bashkëpunëtorët e tij, Orges Bilbili e Anterio Kaloshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!