Shqiptarja që kandidon në zgjedhjet rajonale në Bolonja: Një nga projektet e mia, integrimi i gjuhës shqipe në shkollat italiane

schedule09:34 - 5 Nëntor, 2024

schedule 09:34 - 5 Nëntor, 2024

Holta Meçaj jeton në Itali, dhe është e angazhuar në jetën publike të Bolonjës. Ajo kandidon për zgjedhjet rajonale në Bolonja më 17 dhe 18 nëntor  për të përfaqësuar komunitetin shqiptar.

Në një intervistë për ABC e mëngjesit”, ajo u shpreh se do të jetë zëri i 53 mijë shqiptarëve që jetojnë në zonën e Emilia Romagnas.

Meçaj u shpreh se një ndër projektet që dëshiron që të realizojë nëse fiton, është integrimi i gjuhës shqipe në shkollat italiane.

“Tre vjeçarin e fundit kam pasur edhe projekte evropiane, në lidhje me Ballkanin, dhe veçanërisht Shqipërinë. Fillova të bëja një urë lidhëse midis Emilia Romagna dhe Shqipërisë. Jam angazhuar me persona të angazhuar në projektet evropiane dhe janë njohës të mirë të procedurave dhe thashë pse jo të mos përfshijmë Shqipërinë. Dhe këtu lindi lidhja ime mes rajonit dhe institucioneve shqiptare.

Do të jem zëri i 53 mijë shqiptarëve për një iniciativë ligjore që mund të prekë drejtpërdrejt interesat e tyre. Fushata ime bazohet vetëm në takime me shqiptarët, është elektorati im. Kjo nuk do të thotë se nuk kam pasur rastin që të takoj njerëz me origjinë të ndryshme. 

Një nga projektet e mia është integrimi i gjuhës shqipe në shkollat italiane. Çdo shkollë të ketë të paktën një orë në javë të mësojnë gjuhën shqipe. Unë vërtet kam pasur fatin të kem të afërmit e mi dhe vajzat e kanë mësuar perfekt shqipen por kam pasur realitete të familjes shqiptare, që iu është dashur të punojnë shumë, fëmijët janë rritur nëpër çerdhe dhe s’kanë pasur mundësi t’u mësojnë shqipen. Një nga projektet e mia që dua ta realizoj me çdo kusht.”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!