Nipi dërgon në vendlindje hallën pas 80 vitesh/ Në Arpicë të Çamërisë, Herveve Beqiri plotëson ëndrrën e fëmijërisë

schedule09:08 - 5 Nëntor, 2024

schedule 09:08 - 5 Nëntor, 2024

Herveve Beqiri shkoi në vendlindjen e saj, në Arpicë të Çamërisë, pas 80 vitesh.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Beqiri tha se nipi i saj, Erioni, ia mundësi udhëtimin në Arpicë.

Ajo u shpreh se u ndje keq kur pa shtëpinë e rrënuar.

“U ndjeva shumë keq, sado që nuk e di, kam qenë fëmijë, edhe vëllezërit. Vëllai i madh ka qenë 14, motra 12, ato kanë vdekur dhe nuk kanë parë gjë. Njerëzit e mi më thanë do më bëjnë një surprizë. Më bënë dhuratë për ditëlindje. U afruam afër lagjes atje, fshatit tonë. Sa morëm dy hapa, doli shtëpia. Të gjitha më dolën si fantazma, kjo është shtëpia jote. Unë nuk e dija, vetëm kur vajta atje e kuptova. Hoqa merakun. Shyqyr që shkova këtë herë”, theksoi ajo./abcnews.al