Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbëlltyrë e ambicies tonë për të gjithë Shqipërinë

schedule08:00 - 5 Nëntor, 2024

schedule 08:00 - 5 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga ura e re e Kukësit, e cila u inaugurua një ditë më parë. Rama shkruan se ura e re është një shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për Kukësin dhe Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italian Giorgio Rizzo, Ura e Re i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

/abcnews.al