Paralajmërimi, Barcelona në “rrezik ekstrem” për përmbytje

schedule22:54 - 4 Nëntor, 2024

schedule 22:54 - 4 Nëntor, 2024

Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën, pasi kudo në Spanjë ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.

Të paktën 217 persona kanë vdekur pas shiut të dendur në Spanjën lindore që shkaktoi përmbytje që shkatërruan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre.

Njerëzit u bllokuan në vetura dhe shtëpi, ndërsa ujërat u rritën në zonën e fatkeqësisë javën e kaluar, shkruan skynews,
Bëhet e ditur se gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për numrin e panjohur të personave të zhdukur.

Dhe ndërsa vuajtjet e popullit vazhdojnë, parashikohet më shumë shi për disa pjesë të vendit. Qeveria lokale në Kataloni ka paralajmëruar për shi “të vazhdueshëm dhe të rrëmbyeshëm” në dy rajone, duke thënë se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg lumenjve. Një paralajmërim i kuq për “rrezik ekstrem” është lëshuar edhe për Barcelonën.