Deputeti i Partisë Demoratike Asllan Dogjani dha shpjegime këtë të hënë ne prokurorinë e posaçme në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij për verifikimin e pasurisë. Dogjani u pyet per rreth 2 orë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndërsa rezulton se është kallezuar nga nje ndertues qe sipas deputetit është denoncuar më herët prej tij per shfrytezimin e hapësirave publike. Por kallëzimin në SPAK, Dogjani i cilësoi si një kurth të ngritur ndaj tij nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj.
Kjo eshte hera e dyte qe Asllan Dogjani pyetet në SPAK mbi kallezimin per pasurine. Ai tha se do te jete i gatshëm te japë shpjegime edhe për dosjen “21 Janari” kur ne atë kohe ishte deputet i Partise Socialiste. Të premten në Prokurorinë e Posaçme dha sqarime edhe deputeti demokrat Luan Baçi që është kallëzuar për fshehje pasurie./abcnews.al