“Emili” vjen në kinema/ Regjisorja në “ABC e mëngjesit”: Filmi flet për dhunën në familje, i bazuar në ngjarje të vërtetë

schedule09:25 - 4 Nëntor, 2024

schedule 09:25 - 4 Nëntor, 2024

Në datën 7 nëntor, Kinema Millennium në Tiranë do të mirëpresë premierën e shumëpritur të filmit shqiptar me metrazh të gjatë “Emili”, një vepër e re kinematografike e realizuar nga regjisorja Ajola Daja.

Regjisorja, e ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” së bashku me aktorin e vogël Noel Miraka, tha se filmi tregon historinë e një gruaje që përballet me dhunë në familje dhe duhet të gjejë forcën të ecë përpara. Ajo tregoi se ngjarja është e bazuar në një histori të vërtetë.

“Ka qenë e vështirë por e mira ka qenë se kam pasur shumë njerëz dashamirës afër vetes që më në fund e mbyllëm filmin. Filmi flet për dhunën në familje, për një grua të dhunuar që duhet të gjejë forcën për të vazhduar jetën. Nuk kam dashur të merrem me dhunën por me pasojat çfarë ndodh më pas, nuk kam dashur të fokusohem te dhuna. Ngjarje reale dhe si kjo ka pafund dhe mendova se kam nevojë ta shkruaj dhe ta dëgjoj.”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!