Ishte padyshim një performancë magjike.
Jo më kot Max Verstappen është favoriti absolut për titullin kampion të Formula 1 këtë sezon, me “tulipanin” holandez, i cili ka arritur të bëjë çmendur në Çmimin e Madh të Brazilit, duke arritur të përfundojë garën i pari, pasi e nisi nga vendi i 17-të.
Në vendin e dytë u pozicionuan francezi Estban Ocon me Alpine, ndërsa podiumi u plotësua nga francezi tjetër i Alpine, Pierre Gasly.
Menjëherë pas tyre në renditje ishte George Russell i Mercedes, ndërsa “princi” i Ferrari, Charles Leclerc e kaloi finishin i 5-ti, ndërsa dhjetë vendet e para plotësohen nga Lando Norris (McLaren), Yuki Tusnoda (RB), Oscar Piastri (McLaren), Liam Laëson (RB), Leëis Hamilton (Mercedes).
Me këtë fitore Max Verstappen ngjitet në kuotën e 367 pikë, vetëm 44 më shumë se britaniku i McLaren, Lando Norris, ndërsa menjëherë pas tyre vjen piloti i Ferrari, Charles Leclerc me 297 pikë. /i.m /abcnews.al

